Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa automjeti, në pronësi të shtetasit B. D., ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb