Etika ka marrë vendimin për ta përjashtuar Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun me 60 ditë.
Vendimi u mor pas incidenteve në parlament, gjatë votimit të reformës territoriale. Bardhi dhe Balliu hodhën vezë dhe ujë në drejtim të kryeministrit gjatë seancës për votimin e “Territoriales”.
Pas vendimit, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Balliut. Ai shprehet se është absurde, që goditje me vezë të cilësohet si një akt dhune. Balliu thekson se çdo vendim vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Është absurde që goditja me vezë konsiderohet akt dhune. Ne po akuzohemi se paskemi ofenduar Peleshin. Të na thonë se Agasi na ka urdhëruar që ne t’ju përjashtojmë për 2 muaj. Pa diskutim që ne do e ankimojmë. Çdo gjë vjen me urdhër të kryeministrit Rama”, tha Balliu.
