Një spektakël mbresëlënës u regjistrua në Itali, ku një pjesë e një ure të madhe rrugore u shemb me anë të një shpërthimi të kontrolluar, në kuadër të projekteve për rindërtimin dhe përforcimin e infrastrukturës.

Operacioni u zhvillua në Viaduktin Tevere, pranë qytetit të Viterbos. Inxhinierët vendosën eksplozivë në pika të përzgjedhura të strukturës, për të realizuar shembjen e kontrolluar të një pjese të urës.

Brenda pak sekondash, 13 nga 33 hapësirat e urës u shembën, duke krijuar një re të madhe pluhuri. Operacioni u filmua dhe pamjet tregojnë momentin kur struktura rrëzohet pas shpërthimit.

Shembja është pjesë e ndërhyrjeve të planifikuara për përmirësimin dhe përforcimin e infrastrukturës rrugore në zonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: