Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve përpara ministrisë së Arsimit, ku shqyen kangjellat dhe thyen xhamat e godinës në shenjë revolte kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në reagimin e tij, teksa ka ndarë pamje nga protesta, Blushi shprehet se “zemërluanët po dridhin themelet e narkoregjimit”, ndërsa shton se mbështesin pa kushte të rinjtë dhe të rejat që janë ngritur në këmbë.

Ai shton se asnjë forcë në botë nuk do të mund ta ndalë rininë.

Postimi

“ZEMËRLUANËT PO DRIDHIN NARKOREGJIMIN!

Mbështetje pa kushte për të rinjtë dhe të rejat që janë ngritur në këmbë kundër diktaturës dhe po përballen me dhunën çnjerëzore të regjimit!

Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë një rini që lufton për Lirinë e Shqipërisë!

Liria nuk burgoset! Revolta nuk ndalet!

Forca, zemërluanë! Shqipëria ka nevojë për guximin tuaj!”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb