Milani do të vijojë të bashkëpunojë me Strahinja Pavlovic. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin serb deri më 30 qershor 2031.
“Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën me Strahinja Pavlovic deri më 30 qershor 2031. I ardhur në ekip në korrik të 2024-ës, Strahinja ka konsoliduar rrugëtimin e tij në rritje, duke u bërë një pikë referimi për profesionalizmin, karizmën dhe lidershipin, si dhe për ndjenjën e përkatësisë, që e dallon brenda dhe jashtë fushe. Me Milanin, Pavlovic ka koleksionuar 80 ndeshje, 75 nga të cilat si titullar. Po ashtu, ka shënuar 7 gola. Një rrugë e nisur dy vjet më parë që tani është baza për të ardhmen, me ambicien për të tjera arritje së bashku”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
