Pas zhvillimeve dramatike dhe përplasjeve të dhunshme në rrugët e kryeqytetit, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Përmes një deklaratë zyrtare të shpërndarë këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026, përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar ka nënvizuar rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar, ndërsa u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

  • foto galeri

“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.”

Kjo deklaratë vjen në një moment mjaft kritik kur përplasjet mes studentëve dhe forcave të rendit kanë marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb