Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka dalë me një mesazh të prerë në mbështetje të protestave të studentëve dhe qytetarëve, duke u radhitur krah Partisë Demokratike Evropiane për të denoncuar dhunën policore dhe situatën alarmante në vend.
Në një video-mesazh të publikuar së fundmi, Koçeku thekson se Shqipëria ka hyrë në ditën e 137-të ku kryeministri Edi Rama shmang përgjegjësitë dhe pyetjet e mijëra qytetarëve, ndërkohë që institucionet e rendit po përshkallëzojnë represionin.
View this post on Instagram
“Protestat vazhdojnë dhe goditja po intensifikohet. Sot shënohet dita e 137-të e Edi Ramës duke shmangur pyetjet e mijëra qytetarëve shqiptarë. Dhe ndërsa ai barrikadohet brenda pallatit të tij, policia po përshkallëzon represionin në një nivel alarmant,” shprehet ajo.
Deputetja kujton protestën masive të studentëve, të cilët kanë ngritur zërin kundër korrupsionit, padrejtësisë dhe mungesës së mundësive për të rinjtë, duke u përballur me reagimin e dhunshëm të policisë përmes përdorimit të autobotëve të ujit, shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe forcës disproporcionale që ka lënë pas të lënduar e madje edhe gazetarë të sulmuar.
Duke u ndalur te procesi i integrimit, Koçeku thekson se kapitulli 23 i negociatave të Bashkimit Europian, i cili mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet.
“Në negociatat e anëtarësimit në BE, kapitulli 23… është i pari që hapet dhe i lasto të mbyllet. Vakar, ne u kujtuam pse. E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk ka të bëjë vetëm me negociatat dhe institucionet, por edhe me standardet demokratike që ne mbështesim dhe të drejtat që mbrojmë,” thekson deputetja.
Në mbyllje të mesazhit të saj, ajo thekson se me arrogancën e tij, kreu i qeverisë po e largon Shqipërinë nga rruga e saj natyrale europiane, por bën thirrje që vëmendja dhe reflektimi mbi atë që po ndodh në vend të mbeten të ndezura çdo ditë.
