Ka ndërruar jetë Apostol (Coli) Vangjeli, babai i njohur i analistit të njohur Lorenc Vangjeli. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ky i fundit përmes një mesazhi prekës kushtuar të jatit.

Në mesazhin e tij, Lorenc Vangjeli shkruan se i atë u nda nga jeta qetësisht dhe në paqe, i rrethuar nga dashuria e bashkëshortes së tij për 66 vite, Zhani, fëmijëve, nipërve dhe mbesave.

“Im Atë, Apostol (Coli) Vangjeli Iku! Iku qetësisht dhe në paqe! U largua me buzëqeshje nga kjo botë duke na lënë ne të gjithëve… në lot trishtimi dhe dhembje pa ngushëllim! Im Atë ishte Luftëtar i Jetës dhe luftoi për jetën e tij duke e bërë jetën tonë më të bukur!!!” — shprehet ai në dedikimin e tij prekës.

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë Ati im, Apostol!

Im Atë, Apostol (Coli) Vangjeli Iku!

Iku qetësisht dhe në paqe!

U largua me buzëqeshje nga kjo botë duke na lënë ne të gjithëve, Zhanin – bashkëshortja dhe mikesha e tij e shkëlqyer për 66 vite – fëmijët, mbesat e nipërit, në lot trishtimi dhe dhembje pa ngushëllim!

Im Atë na ka dashur pafund dhe pafund e deshëm, e respektuam dhe kërkuam ta bëjmë krenar.

Im Atë ishte Luftëtar i Jetës dhe luftoi për jetën e tij duke e bërë jetën tonë më të bukur!!!

Im Atë do të jetë gjithmonë në lutjet dhe zemrat tona!

Të gjithë ne ishim të bekuar që Zoti e solli në jetë për të bekuar jetët tona!!!

Lamtumirë At, të qoftë e lehtë Udha në Mbretërinë e Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë!!!

Përcjellja bëhet ditën e enjte, në datën 15 tetor 2026, ora 11:00, duke u nisur nga Shtëpia Funerale Alba 2000, rruga e Durrësit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb