Pas orëve të tëra të përplasjeve, gazit lotsjellës dhe përdorimit të ujit me presion te Rruga e Durrësit, situata ka marrë një tjetër rrjedhë në terren.

Në tubim është lëshuar një thirrje nga ana e protestuesve për të ndryshuar trajektoren e revoltës. Pas kësaj thirrjeje, një numër i madh protestuesish kanë nisur të marshojnë në grup drejt zonës së Parlamentit, me qëllim për ta zhvendosur protestën atje.

Marshimi po zhvillohet mes thirrjeve të vazhdueshme, ndërsa forcat e rendit po ndjekin lëvizjet e turmës për të përshtatur masat e sigurisë në kryeqytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb