Një protestë që ka nisur që në orët e para të mëngjesin dhe vijon ende, ndërsa duket se do të zgjasë. Studentët kanë zhvendosur protestën nga Ministria e Arsimit të Ministria e Financave dhe te KQZ.

Protestuesit kanë hyrë brenda ambienteve ndërsa kanë nxjerrë jashtë edhe disa objekte.

Ndërkohë që protesta është zhvendosur  nga “Rruga e Durrësit”, ka ndryshuar edhe bilanci i personave të shoqëruar në komisariatet e policisë.

Nga verifikimet në terren mësohet se numri i protestuesve që ndodhen aktualisht të ndaluar në komisariate ka rënë në 11 persona.

Situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit janë shprehur të qartë se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb