Protesta në Tiranë është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë qëndresën, duke qëndruar të organizuar dhe të bashkuar në rrugët e kryeqytetit.
Një pjesë e protestuesve u shpërndanë edhe te “Piramida”, te Kryeministria, por edhe te Kryesia e Kuvendit, duke shprehur revoltën e tyre në këtë protestë.
Revolta e studentëve ka marrë çfarë ka dalë para. Të rinjtë u kanë vënë flakën koshave të plehrave gjithashtu ka hyrë edhe në disa institucione ku kanë nxjerrë tavolina e karrige dhe iu kanë vënë flakët. Revolta e tyre ka vijuar me thirrjet për “dorëheqje”.
