Është përshkallëzuar protesta në Tiranë. Policia ka hedhur bombola shpërthyese për të shpërndarë protestuesit. Studentët vazhdojnë qëndresën të organizuar dhe të bashkuar nuk ndalen pavarësisht gazit lotsjellës që është hedhur masivisht drejt tyre.

Kujtojmë se protesta nisi që në orët e para të mëngjesit, me revoltën e gjimnazistëve te “Partizani”, për t’ju bashkuar më pas studentë të fakulteteve të ndryshme në vend të cilët bojkotuan mësimin dhe nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Ku më pas protesta u përshkallëzua dhe u tensionua pas përplasjeve të policisë me studentët.

Revolta më pas u zhvendos nga studentët nga Ministria e Arsimit të Ministria e Financave dhe te KQZ.

Protestuesit kanë hyrë brenda ambienteve të Ministrisë së Financave, ndërsa kanë nxjerrë jashtë edhe disa objekte, dhe disa prej tyre u është vënë flaka.

Ndërsa protestuesit u vendoste te Kryeministria dhe disa prej tyre te “Piramida”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb