Përshkallëzimi i dhunës dhe tensioneve në rrugët e kryeqytetit ka shënuar një tjetër episod kritik.
Në hyrje të Rrugës së Durrësit janë djegur dy automjete që i përkasin Bashkisë së Tiranës.
Flakët kanë përfshirë mjetet, duke krijuar vatra zjarri në mes të rrugës dhe duke rritur më tej tensionin e lartë që mbretëron në terren mes protestuesve dhe forcave të rendit.
