Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve vijon në Tiranë, ndërsa të rinjtë kanë nisur marshimin në drejtim të rrugës së Bankës së Shqipërisë. Gjatë tubimit dëgjohen vazhdimisht kapsolla dhe thirrje kundër qeverisë.

“Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Edhe Saliu ka skadu, ka skadu” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa nga sloganet që brohorasin protestuesit gjatë marshimit.

Që prej mëngjesit të sotëm, studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës, e cila vijon në disa zona të kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: