Tensione janë shënuar te gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë, ku studentët kanë bllokuar derën e shkollës, ndërsa nxënësit që ndodhen brenda ambienteve kanë njoftuar prindërit e tyre.
Të shqetësuar për situatën dhe faktin që fëmijët ndodhen brenda godinës, prindërit kanë mbërritur në oborrin e shkollës. Sipas raportimeve, disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë ndaj protestuesve, duke i kërkuar llogari për situatën e krijuar.
Ndërkohë, studentët vijojnë thirrjet për bojkotimin e mësimit, ndërsa nxënësit e gjimnazit mbeten brenda ambienteve të shkollës.
