Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe (ABCCI) ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me situatën aktuale në vend.

Në deklaratën e saj, ABCCI dënon pa rezervë çdo akt dhune dhe shkatërrimi të pronës. Megjithatë, ajo kujton se për më shumë se katër muaj, protestat paqësore të qytetarëve, studentëve dhe diasporës u pritën me shpërfillje dhe jo me dialog.

ABCCI i bën thirrje Qeverisë që të reflektojë, të dëgjojë qytetarët dhe të veprojë me përgjegjësinë që kërkon rruga euro-atlantike e Shqipërisë. Gjithashtu, u kërkohet partnerëve ndërkombëtarë të angazhohen në mënyrë aktive dhe të paanshme në këtë proces.

Si një kontribut konkret përballë sfidave të vendit, ABCCI do të organizojë një forum me të rinjtë, punëdhënësit dhe diasporën.

Qëllimi i këtij forumi do të jetë diskutimi i arsyeve pse kaq shumë të rinj po largohen nga vendi, si dhe shqyrtimi i masave që komuniteti i biznesit mund të ndërmarrë për t’u dhënë atyre një arsye konkrete për të qëndruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb