Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar sërish me shpejtësi. Ndërsa protestuesit ishin të vendosur në rrugë, forcat e policisë kanë nisur shoqërimet me forcë të të rinjve të pranishëm në tubim.

Për të ndërhyrë ndaj turmës dhe për të kryer shoqërimet, policia ka përdorur sërish ujë me presion të lartë si dhe ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Policia ka përdorur forcë duke rrethuar protestues dhe duke i arrestuar me dhunë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb