Problemet teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të publikuar nga Tirana International Airport (TIA), anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Xhenova. Situata lidhet gjithashtu me kufizimet e vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti i Tiranës bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Ndërkohë, udhëtarëve që kanë planifikuar fluturime drejt ose nga Italia u rekomandohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për të marrë informacionet më të fundit mbi statusin e fluturimeve.

  • foto galeri

TIA thekson se siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti kryesor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb