Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit të saj, në një kohë kur në kryeqytet vijojnë protestat e të rinjve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

Në njoftimin zyrtar, ambasada bën me dije se vendimi vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit, ndërsa thekson se rihapja e saj do të varet nga ecuria e situatës. Për qytetarët që kanë nevoja urgjente konsullore, ambasada ka bërë të ditur se mund të kontaktojnë numrin e telefonit celular të emergjencës së institucionit. Gjithashtu, ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka njoftuar se do të përcjellë informacione të mëtejshme, në varësi të zhvillimeve.

Njoftimi vjen në ditën e katërt të protestave në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Megjithatë, ambasada nuk ka specifikuar nëse mbyllja lidhet drejtpërdrejt me protestat dhe as sa pritet të zgjasë kjo masë.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: