Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka qenë ndër të pakëtit përfaqësues të opozitës që është mirëpritur nga protestuesit në revoltën qytetare.
Korreshi ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme, teksa ka takuar disa prej qytetarëve dhe të rinjve.
Disa prej tyre kanë bërë edhe foto me deputetin e PD, ndërsa ai ka qenë pjesëmarrës në tubime prej disa ditësh.
