Një tjetër incident kritik është regjistruar gjatë tensioneve masive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një protestues ka mbetur pa ndjenja pas përplasjeve fizike me forcat e policisë.

Sipas raportimeve nga terreni, i riu ka pësuar goditje të fortë gjatë ndërhyrjes së efektivëve, duke rënë menjëherë pa ndjenja në tokë për disa minuta me radhë.

Në kushtet kur shërbimi i urgjencës mjekësore dhe ambulanca kanë vonuar të mbërrijnë në vendngjarje për shkak të bllokimit të rrugëve e gazit lotsjellës, kanë qenë vetë protestuesit dhe qytetarët e pranishëm ata që janë munduar t’i japin ndihmën e parë për ta kthyer në jetë.

Pas disa minutash ankthi e tensioni mes turmës, mjeti i urgjencës ka arritur të depërtojë në perimetrin e protestës, duke e marrë të lënduarin me urgjencë për ta transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Situata pranë godinës së ekzekutivit mbetet e tensionuar, ndërsa numri i të lënduarve nga dhuna dhe përplasjet po rritet çdo minutë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb