Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ngre akuza ndaj ambulancave të TIMAK-ut dhe Ron Yeffetit, duke pretenduar se ato po furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës, të cilat, sipas saj, po përdoren ndaj studentëve dhe qytetarëve.
Në reagimin e saj, Këlliçi e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe paralajmëron se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.
“Ambulancat e TIMAK të Ron Yeffetit furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës të helmojnë studentët dhe qytetarët e pambrojtur. Do të japin llogari të gjithë një për një!”, shkruan ai.
