Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka reaguar në mbështetje të protestave të të rinjve dhe studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës, që prej rreth një jave vijojnë në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çunmulaj ka theksuar rëndësinë e rinisë për të ardhmen e një vendi, duke nënvizuar se zëri i të rinjve që ngrihen në protestë duhet të dëgjohet me respekt dhe jo të shuhet përmes dhunës.

Reagimi i modeles vjen në një kohë kur protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rinia nuk asht armiku i nji shteti, por e ardhmja e tij. Zani i tyre nuk duhet me u hesht me dhunë, por me u dëgju me respekt”, shkruan Emina Çunmulaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb