Kryeministri Edi Rama po sillet njësoj si Sali Berisha pas ngjarjeve të 21 Janarit, kur akuzonte mediat për komplot. Kështu u shpreh gazetari Erl Murati, duke reaguar ndaj sulmeve të Ramës kundër News24.
Murati theksoi se News24 ka raportuar në mënyrë transparente atë që ka ndodhur në rrugë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, pa mbajtur anë dhe pa bërë thirrje për dhunë apo dorëheqje. Sipas tij, televizioni nuk ka pasur një vijë editoriale të orientuar për të mbështetur njërën palë, por ka pasqyruar zhvillimet.
Gazetari tha se Rama është mësuar të kontrollojë edhe mënyrën se si sillen mediat dhe, kur një media nuk i bindet, e konsideron këtë si akt rebelimi apo kundërshtimi ndaj tij.
“Rama nuk është mësuar kështu. Është mësuar të jetë ai kryeredaktori dhe drejtori i mediave dhe, kur një media nuk i bindet, e sheh si akt rebelimi dhe kundërshtimi ndaj tij”, u shpreh Murati, duke shtuar se News24 nuk ka mbajtur anën e askujt dhe nuk ka gabuar në raportimin e ngjarjeve.
Ai vuri në dukje se fakti që shqiptarët vijojnë ta ndjekin News24 dhe që kryeministri merret me këtë televizion mes shumë mediave të tjera, sipas tij, tregon se redaksia po bën punën e duhur.
Murati foli edhe për përplasjen e vazhdueshme mes kryeministrit dhe medias, duke thënë se ajo nuk është e re, por ka nisur prej vitesh, pas sulmeve ndaj bizneseve të pronarit të televizionit.
Sipas tij, përplasja arriti kulmin kur News24 u nxor nga godinat ku ushtronte aktivitetin, në lidhje me çështjen e KAYO-s. Murati iu referua gjithashtu hetimeve ndaj kompanisë, për të cilat tha se lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar armësh.
“Koha na dha të drejtë”, përfundoi Murati, duke iu referuar qëndrimit të tij për konfliktin mes News24 dhe qeverisë.
Erl Murati: Njësoj si Berisha që pas 21 Janarit akuzonte mediat për komplot, të njejtën gjë bëri edhe Rama sot. Neës24 nuk ka mbajtur qendrim ka transmetuar në mënyrë transparente atë që po ndodh në rrugë, nga mëngjesi në darke. Nuk ka pasur asnjë thirrje për dhunë apo dorëheqje, pa asnjë vijë editoriale.
Por Rama nuk është mësuar kështu, është mësuar të jetë ai kryeredaktori dhe drejtori I mediave dhe kur një media nuk i bindet e sheh si akt rebelimi dhe kundërshtimi ndaj tij. Ndërkohë që nuk ka pasur një mbajtje krahu apo gabim në raportim.
Fakti që shqiptarët na ndjekin dhe që Rama merret me ne mes qindra mediave të tjera, tregon se po bëjmë gjënë e duhur.
Përplasje mes medias dhe kryeministrit është e qartë, ka vite që ka vijuar qëkur u sulmua bizneset e pronarit të televizionit, por kulmuan kur na nxorën nga godina për KAYO-n që momentalisht është nën hetim për trafik ndërkombëtar armësh. Pra koha në dha të drejtë.
