Një numër i konsiderueshëm qytetarësh po marrin pjesë në protestën e studentëve që prej 6 ditësh ka pushtuar tashmë kryeqytetin dhe jo vetëm.
Pas pamjeve nga protesta e djeshme, pamje që i ngjasonin skenave të luftës, duket se qytetarët nuk janë trembur dhe pjesëmarrja është edhe sot masive.
Ndërkohë duket se edhe numri i efektivë të nxjerrë në terren është i shtuar.
Mëngjesin e sotëm ishte marrë masa e “zhveshjes” së trotuareve të bulevardit nga pllakat e gurit në mënyrë që protestuesve t’u hiqet “arma” e vetme që kishin në dorë për t’u mbrojtur.
Ndërkohë në protestën e sotme kishte disa episode përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku u përdor edhe gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën.
