Një protestues u ka bërë thirrje shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen që t’u bashkohen studentëve dhe të mbështesin kërkesat e tyre. Ai vlerësoi News24 për transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave, duke e cilësuar një nga të vetmet media që, sipas tij, i ka pasqyruar zhvillimet pa censurë.
“Ju falënderoj si televizion që për kaq kohë ishit ndër të vetmet media që transmetonit pamjet live dhe pa censurë”, u shpreh protestuesi.
Ai tha se flet si prind dhe se studentët përfaqësojnë shpresën për ndryshimin e vendit. Sipas tij, pavarësisht protestave që vijojnë prej më shumë se 130 ditësh, qeveria nuk ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve.
“Unë jam një prind, u them të gjithëve që janë të pakënaqur nga kjo qeveri, të mbështesin studentët. Këta janë e vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Kjo qeveria që ka 1001 probleme me korrupsion dhe skandale, nuk denjon të dëgjojë kërkesat e protestuesve në 130 e ca ditë.
Shqiptarët nuk blenë dot një banesë. Aq janë rrogat. I bëj thirrje Skëndet Hitajt mos të ketë dhunë,. Dje kishte dhunë barbare ndaj studentëve dhe fëmijëve,. Të bëjë kujdes e të marrë masa, të mos fusë civilët si banditë që rrahin me shkopa gome.
Rama të marrë masa për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.
