Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se vijon prej vitesh fushatën e terrorit dhe represionit ndaj televizionit News24. Edhe ditën e sotme, kreu i qeverisë hodhi sulme ndaj televizionit më të madh informativ në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Rama duke u fshehur pas forcave speciale lëshoi kërcënime ndaj studentëve dhe mediave që nuk i kontrollon.
“Kësaj media madje i zaptoi me forcat e ushtrisë edhe ambjentet ku operonte, i sekuestroi gazetarëve kompjuterat dhe mjetet e punës, vetëm që Ron Yeffeti të vijonte i qetë grabitjen e parave dhe taksave të shqiptarëve”, thekson ai.
Reagimi i Këlliçit
Mohimi i dhunës, është dhuna më e madhe!
Edi Rama foli sot si Kryeministër i Policisë, jo i studentëve, të rinjve, qytetarëve. Sipas tij dhuna ndaj tyre nuk ka ndodhur, vetem goditjet ndaj policisë qenkan reale.
Rrahjen brutale të të miturve, gjakosjen e të rinjve e studentëve, rrëmbimin e tyre nga civilë pa emër, pa numër, Edi Rama e quajti skenar imagjinar. Ndërkohë që kjo ka ndodhur në sytë e shqiptarëve dhe provat janë në komisariate e në spitale.
Mohimi i dhunës shtazarake, është dhunim edhe më i rëndë i qytetarëve.
Edi Rama pretendon se studentët dhe të rinjtë s’kanë kërkesa, s’kanë kauzë, pra s’kanë as halle.
I fshehur pas forcave speciale dhe reparteve të sulmit, ai kërcënoi studentët, të rinjtë, prindërit, mediat që nuk kontrollon, në veçanti median News24, ndaj së cilës prej vitesh ka nisur një fushatë terrori, me më shumë represion e goditje ndaj tyre. Kësaj media madje i zaptoi me forcat e ushtrisë edhe ambjentet ku operonte, i sekuestroi gazetarëve kompjuterat dhe mjetet e punës, vetëm që Ron Yeffeti të vijonte i qetë grabitjen e parave dhe taksave të shqiptarëve.
Këto janë fjalët e një frikacaku që nuk ka guximin të përballet me qytetarët dhe përpiqet t’i mbushë mendjen vetes se do mbajë karrigen me forcë dhe se ndryshimi nuk do ndodhë.
Në këtë imagjinatë të semurë ai përfshin dhe komplotet e të huajve kundër tij.
Në fakt, ai është vetëm kryeministri më i korruptuar në Europë që masakron popullin që është ngritur për drejtësi, për shanse të barabarta, për zgjedhje të lira e të ndershme.
