Një protestë që duket si një “fushë betejë” po ndodh në Tiranë sot më 18 tetor.

Përplasja mes palëve është shumë e fortë, teksa nuk mungojnë edhe incidentet.

Një qytetar është goditur nga policia dhe është gjakosur.

Vetë qytetari ka thënë se nuk ka lidhje me protestën. “Nuk kam lidhje me protestën dhe jam rrahur nga policia. Po shikoja punët e mia”.

Policia tani po hedh gaz lotsjellës pa fund, si e vetmja strategji për të larguar protestuesit.

Mirëpo protestuesit nuk ndalen dhe vazhdojnë rezistencën e fortë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb