Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së.

Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies dhe po iu jepet ndihma e parë.

Në Rrugën e Elbasanit ka edhe prezencë tepër të lartë të efektivëve.

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident.

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.

Edhe Eno Bozdo theksoi se ngjarja është e turpshme. Sipas tij, selia e PD-së po sulmohet në mënyrë të dhunshme.

“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, u shpreh Bozdo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: