Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në lidhje me incidentin e ndodhur në PD.

Berisha u shpreh se ka pasur sonte një skenar për të sulmuar qelinë e Partisë Demokratike. Shtoi se policët po sillen në mënyrë çnjerëzore.

Akuzoi policinë se ka helmuar të rinjtë. Berisha theksoi se Ramën e pret qelia e burgut.

Sali Berisha: Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së.

Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Ramën e pret qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.

Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit. Ne do i marrim në mbrojtje. Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policët sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: