Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e Shtetit.
Ai tha se dje u kalua vija e kuqe nga protestusit, që sipas tij sulmuan efektivët e komisariatit nr.3.
Ministri Demo: Ajo që ka ndodhur dje, ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe, komisariati nr 3 është sulmuar nga protestues, godina dhe punonjës. Janë dëmtuar duke mbrojtur godinën e policisë së shtetit, kjo tregon se elementet e dhunës të përfshirë në protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë. Elementët e dhunës gjetën strehë në selinë e një subjekti politik që tregon edhe motivimin e tyre. Ju jeni ata që duhet të keni mbështetjen maksimale sepse garantoni protestën. Nuk është vënë asnjëherë në dyshim roli i policisë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Dhuna nuk ka vend në një qeveri demokratike. Qeveria dhe Rama e kanë bërë të qartë që jemi gati të flasim, por dhuna nuk pranohet.
