Gjimnazistë dhe studentë vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe lëshojnë thirrje kundër qeverisë. Të rinjtë kërkojnë të drejtat e tyre dhe kundërshtojnë, siç shprehen, presionin dhe kërcënimet ndaj atyre që i bashkohen protestës.

Një gjimnaziste e vitit të tretë, në një prononcim për mikrofonin e News24 dhe gazetaren Xhensila Kodra, deklaroi se të rinjtë po detyrohen të largohen nga Shqipëria, ndërsa tregoi se familja e saj nuk e di që ajo ndodhet në protestë, pasi ka frikë nga reagimet.

“Duam të drejtat tona. Po na i vjedhin. Po na bëjnë që të ikim me zor jashtë shtetit. Si flenë gjumë ata policë, kur kanë fëmijë dhe vetë? Si nuk i vjen keq?! Jam gjimnaziste e vitit të tretë. S’e di asnjë nga familja ime që jam këtu. Kanë frikë nga ata që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Ku do e kenë fytyrën ata që na rrinë përballë? Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nga shkolla nëse i bashkoheshim protestës. Këto reagimet e Ramës janë kërcënime të pavlera. Do e shohë ai nesër, kur të bjerë nga pushteti, se kush është rinia shqiptare”, u shpreh gjimnazistja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: