Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ftuar në emisionin Zonë e Lirë tha se situata në Shqipëri është dramatike.
Kulla u shpreh e korrupsioni dhe krimi i organizuar në vend është kaq i lartë, sa duhet burg special për të gjithë zyrtarët e lartë të korruptuar.
Shtoi se Ramës nuk ia ka marrë fytyrën as Berisha e as Meta, por të tijtë. Kulla nënvizoi se fytyrën Ramës ia ka marrë Ahmetaj, Balluku dhe njerëzit e tij.
Ilir Kulla: Rama tha se këta persona që nxorri me foto janë krimi i organizuar. Në fakt, protestuesit që nxorri me foto ishin e shumta ndoshta mikro krim.
Krimi i organizuar kushedi ku fluturon me kalë. Edi Rama është në ditë të vështira dhe do që të bëjë liderin e fortë. Nderin Ramës nuk ia ka marrë as Meta dhe as Berisha, por njerëzit e vet, me Ahmetajn në krye, që ka bërë deklarata të forta. Erzin po ia merr edhe Balluku, që është në hetim për korrupsion, pastrim parash e akuza të tjera.
Në Shqipëri problem kryesor është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është moment i vështirë për Shqipërinë, edhe me integrimin nuk ka bërë hapa përpara ky kryeministër, sepse Shqipëria ka 25 vite që merret me faktin që “po ecë drejt BE-së”. Në këtë vend ka aq shumë zyrtarë të korruptuar, sa për t’i nxënë, duhet një burg special.
