Ernest Muçi dhe Qazim Laçi, dy legjionarët kuqezi, dhurojnë spektakël në Turqi. Muçi ishte protagonist absolut në suksesin 4-3 që ekipi i tij arriti në transfertë përballë Rizespor. Borelli realizoi një “dopjetë” golash brenda pjesës së parë duke kaluar Rizespor në avantazh të dyfishtë. Në fraksionin e dytë, stafetën e mori ylli kuqezi, me Muçin që dhuroi assistin e parë në minutën e 49-të.

Muçi përsëriti veten dy minuta më vonë, sërish duke dhuruar një assist të pastër, çka solli barazimin 2-2 për Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist edhe në golin e tretë për ekipin e tij, ku një goditje e fortë e nuk u devijua si duhet nga trajneri i Rizespor.

Për të rikthyer baraspeshën mendoi Qazim Laçi me mesfushorin kuqezi që realizoi një super gol në minutën e 68-të. Laçi lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca duke ndalur topin në trekëndësh.

Muçi kompletoi mbrëmjen e tij fantastike duke dhuruar një tjetër asssit në minutën e 83-të çka solli golin e katërt dhe të fitores për ekipin e tij Trabzonspor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: