Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Mësohet se Presidenca u ka dërguar shkresë zyrtare të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, duke i ftuar në një takim konsultativ më 30 tetor.

Në fokus të takimit do të jetë përcaktimi i datës së zhvillimit të zgjedhjeve, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, data e zgjedhjeve pritet të jetë një nga të dielat e periudhës 15 prill–15 maj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb