Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë do të vijojë dhe mund të përshkallëzohet më tej.
Sipas mediave të huaja Lavrov u shpreh të martën se nuk ka zhvillime të reja në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
Duke komentuar një bisedë telefonike të zhvilluar të martën mes presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të Finlandës dhe Norvegjisë, kreu i diplomacisë ruse tha se nuk ishte propozuar asgjë e re lidhur me situatën në Ukrainë.
Lavrov pretendoi gjithashtu se vendet evropiane po përpiqen të sigurojnë një rol në procesin e negociatave.
