Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e seancave plenare, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensionet që në nisje të seancës së sotme.
Ndërkohë pak pas tij ka mbërritur dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Deputetët e opozitës kanë protestuar teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi leximin e rendit të ditës. Ata kanë goditur tavolinat dhe kanë ngritur pankarta në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh protestojnë për kërkesat e tyre.
Deputetët demokratë dhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë mbajtur gjithashtu fotografitë e Klevi Metajt, studentit që u bë simbol i përplasjeve të javës së kaluar, pasi u përball i vetëm me gjashtë efektivë policie.

