Salla e Kuvendit ndodhet tashmë në kaos, me demokratët që kanë bllokuar prej rreth një ore foltoren.

Ndërkohë me rifillimin e seancës opozita ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kakofoni edhe duke u rënë tavolinave. Peleshi njoftoi se deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu janë përjashtuar nga seanca plenare.

Pas propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, mazhoranca ka votuar me urgjencë projektligjet në rend dite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb