Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:45 në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e Dragostunjës.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
