Avokati Altin Goxhaj ishte i pranishëm përpara SPAK bashkë me tre protestues, ku kanë paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe fyerje.

Goxhaj u shpreh se sipas ligjit, Rama duhet të vijë vetë në Strukturën e Posaçme.

“Kemi paditur kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe fyerje. Rama e ka cilësuar fyerjen vepër penale tashmë. Ne jemi këtu me tre qytetarë të ndershëm Ervin Vrioni, Beonard Prençi dhe Algert Fejza. Mbi ta është shpifur nga Rama, duke i akuzuar për precedentë penalë që nuk ekzistojnë. E kanë sjellë Ramën për shpifjen e tij të bërë botërisht”, tha Goxhaj.

Altin Goxhaj ka prezantuar dëshminë e penalitetit të protestuesve, duke theksuar se në to nuk ka dënime. Sipas tij, Rama ka shpifur dhe fyer, siç bën përditë.

Vetë protestuesit deklaruan se ndihen të fyer nga ajo që kanë dëgjuar dhe se kërkojnë përgjegjësi për rastet e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: