Deputeti i PD Ivi Kaso, i ftuar në emisionin Minuta e parë komentoi faktin që ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga ana e SPAK.

Kaso theksoi se Balluku është marrë e pandehur për 7-8 vepra të rënda kriminale të korrupsionit.

Shtoi se është një skandal më vete që Balluku, e cila rrezikon 50-60 vite burg, mund të jetë e pranishme edhe në fushatën e ardhshme.

“Belinda Balluku akuzohet për 7-8 vepra të rënda penale, që nëse mbledh vitet që mund të dënohet shkon në 50-60 vite burgim. Balluku përdoret nga kryeministri për karton, për të kaluar gjërat që do ai. Kemi drejtësi me standard të dyfishtë, sepse Berisha është burgosur politikisht dhe z Meta, kurse Balluku që ka vila të fshehura në bregdet është në parlament.

Edhe SPAK nuk i shkoi dot hetimeve deri në fund, sepse Rama tregoi dhëmbët ndaj drejtësisë. Mua nuk më duket normale, që Balluku me vepra të rënda penale mbi shpinë lëviz e lirë dhe madje ndoshta do e kemi edhe në fushatë. Më vjen keq që vërtetohen dhe ato që fliten në Tiranë, se Rama e Balluku kanë mbyllur punët me SPAK”, tha Kaso.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb