Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47 Chinook është rrëzuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, më 29 tetor, gjatë një misioni rutinë stërvitor në zonën e Gorices, pranë qytetit të Brçkos.
Helikopteri ishte pjesë e misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, i cili vepron në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në bord ndodheshin 15 persona.
Sipas Ministrisë italiane të Mbrojtjes, mes viktimave janë dy pjesëtarë të Ushtrisë Italiane dhe dy anëtarë të Trupave Ushtarake Vullnetare të Kryqit të Kuq Italian.
Të 11 personat e plagosur po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën. Dy prej tyre janë transferuar në një strukturë mjekësore në Tuzla, ndërsa të tjerët po trajtohen në Brçko.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë helikopterin e shkatërruar dhe të përmbysur në një zonë të hapur pranë vendit të rrëzimit. Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka pasur viktima apo të lënduar mes civilëve dhe se nuk janë dëmtuar ndërtesa apo automjete civile.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. EUFOR dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e rrëzimit.
Misioni EUFOR Althea është i angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995.
WATCH: The moment an Italian military helicopter crashed in Bosnia and Herzegovina
The tragedy occurred on October 29. Four people were killed and 11 others were injured.
The CH-47 Chinook military transport helicopter belonged to the Italian Armed Forces.
— NEXTA (@nexta_tv) October 30, 2026
