Ish-mesfushori i Interit, Raxha Naingolan në telashe. Prokuroria e Brukselit i ka kërkuar gjykatës penale dënim me 2 vjet burg për ish-futbollistin e Interit e Romës, i dyshuar për pastrimin e 105 500 euro për llogari të një organizate kriminale.

Sipas prokurorisë, çështja ka të bëjë me transportun e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antverpit. Në kuadër të këtij hetimi, Policia Gjyqësore Federale e Brukselit(PJF) kreu 30 kontrolle në fund të muajit janar 2025, kryesisht në provincat e Antverpit dhe Brukselit, por edhe në periferi të Brukselit duke arrestuar 18 persona.

Emri i Naingolan është shfaqur në këtë çështje sepse në vetëm pak muaj kishte marrë mbi 100 mijë euro nga Nasr-Eddine Sekaki, vëllai i kriminelit Ashraf Sekaki. 38 vjeçari fillimisht kishte deklaruar se i kishte dhënë hua Sekakit për shkak të miqësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb