Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Egnatias.

“Një kundërshtar shumë i fortë luan kundër nesh dhe jemi të lumtur qe kemi një ndeshje shume të rëndësishme përpara. Ndeshja e të enjtes ishte mjaft e vështirë me një kundërshtar si Dinamo dhe për ne është shumë e rëndësishme për të bërë një rikuperim të mirë, jo vetëm fizikisht por dhe mentalisht dhe mendoj që gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë mirë dhe jemi gati për nesër”.

Tirana ndeshjet në shtëpi po i luan në fusha të ndryshme, si në Vorë apo Durrës. A ndikon kjo tek skuadra dhe si e shikon tekniku këtë fakt?

“Po, sigurisht që ndikon tek lojtarët, nuk është  e lehtë për ta. Megjithatë, ata janë profesionistë dhe janë mjaft të qëndrueshëm, jam i lumtur për lojtarët e mi, të cilët janë gati për tu adaptuar dhe kanë treguar deri më sot që janë të gatshëm për gjithçka dhe nuk kanë problem me këto gjëra. Sigurisht do ishte shumë mirë të kishim fushën tonë gjithmonë me tifozët tanë që na mbështesin. Nuk është e thjeshtë as për ta, megjithatë ne gjithmonë duhet të bëjmë më të mirën me rrethanat që kemi”.

I pyetur se si e vlerëson kundërshtarin, tekniku 54-vjeçar nuk i kursen elozhet per rrogozhinasit teksa ka dhe një thirrje për tifozët.

“Egnatia është ekip shumë i mirë, ka luajtur shumë mirë jo vetëm në Europë, por dhe në kampionat. Sa i takon tifozëve, dua tu them që hajdeni tek ne dhe na mbështesni. Shpresoj që ne dhe ata të jemi të lumtur pas ndeshjes”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb