Armando Broja do të duhet të presë ende për t’u rikthyer në fushën e blertë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon të jetë i dëmtuar, ndërsa trajneri i ri i Burnley-t, Fabio Celestini, ka konfirmuar se rikuperimi i tij do të kërkojë më shumë kohë.

Në një prononcim për mediat, tekniku i skuadrës angleze bëri të ditur se ende nuk ka një afat të saktë për rikthimin e tij.

“Ajo që dimë është se do të qëndrojë jashtë fushave për pak më gjatë. Do të presim deri javën tjetër për të pasur më shumë siguri. Për momentin, nuk mund të themi nëse do të mungojë dy, tri, katër apo pesë javë”, u shpreh Celestini.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb