Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe forcimi i shtetit të së drejtës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi në Facebook, ku nënvizohet se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e përbashkëta për garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Holandës dhe institucioneve shqiptare për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e reformave në drejtësi.
Reagimi:
Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe prioritetet e përbashkëta në forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në garantimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne mbetemi të përkushtuar për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta.
