Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, tre në secilin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: