Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke shprehur bindjen se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse emri i tij do të ishte në fletën e votimit.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë pendesë për mënyrën se si e përmbylli fushatën zgjedhore, Trump u përgjigj me bindje: “Nëse unë do të isha në fletën e votimit, ne do të kishim fituar”.
Ai shtoi se Partia Republikane nuk arriti të përcillte te kandidatët e saj entuziazmin dhe mbështetjen që ai kishte përjetuar gjatë tubimeve elektorale.
“Kishte një dashuri të jashtëzakonshme, ishte diçka vërtet mbresëlënëse”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump komentoi gjithashtu deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili kishte fajësuar luftën me Iranin për humbjet e republikanëve. I pyetur për këtë qëndrim, Trump pranoi se ai ishte kryesisht i saktë.
“Kjo është kryesisht e vërtetë”, tha Trump, duke shpjeguar se konflikti kishte ndikuar në një rritje të përkohshme të çmimeve të benzinës.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se, pavarësisht kostove ekonomike, do të kishte marrë sërish të njëjtin vendim për luftën. Sipas tij, ajo që kishte shqetësuar më shumë votuesit nuk ishte vetë konflikti, por rritja e çmimeve të karburantit.
