Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, po përjeton një tjetër mbrëmje të rëndësishme në arenën europiane. Futbollisti kuqezi ia ka dalë të shënojë gol në përballjen ndaj Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës së Champions League.

25-vjeçari po fiton gjithnjë e më shumë hapësira te skuadra greke, ndërsa ka lënë gjurmën e tij edhe në këtë edicion të kompeticionit më prestigjioz për klube.

Pilo realizoi golin e tij të parë në Champions League në sfidën ndaj Manchester Cityt, ku pavarësisht kontributit të tij, AEK-u u mposht me rezultatin 5-1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb