Një mbrëmje për tu harruar ishte ajo e së enjtes për futbollistët shqiptarë që u aktivizuan me skuadrat e tyre në Europa League. Ernest Muçi dhe Granit Xhaka nuk arritën të shmangnin humbjet, ndërsa Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë.
Në Turqi, Trabzonspor i Ernest Muçit u mposht minimalisht 0-1 nga Freiburg. Sulmuesi shqiptar ishte në fushën e lojës për të 90 minutat, por skuadra e tij nuk arriti të reagonte pas golit të Kübler në minutën e 14-të, që rezultoi vendimtar për gjermanët. Kjo ishte humbja e parë për Trabzonsporin në këtë kompeticion, me turqit që mbeten në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Freiburgu.
Ndërkohë, Dinamo Zagreb dhuroi surprizën e mbrëmjes, duke triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Sunderlandit. Skuadra kroate e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë, me golat e Stojkoviç dhe Beljos. Arbër Hoxha u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit, ndërsa në krahun tjetër Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit, por nuk mundi të ndihmonte Sunderlandin të shmangte disfatën.
Me këtë fitore, Dinamo Zagreb ngjitet në kuotën e 7 pikëve, duke barazuar pikërisht Sunderlandin.
